Gjashtë persona janë arrestuar dhe 630 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një operacioni anti-drogë të Policisë së Vlorës. Gjatë operacionit të koduar “Sea”, lënda narkotike po transportohej me furgon dhe do të ngarkohej në një gomone për t’u trafikuar drejt Italisë.

Mario Brahimi 24 vjeç, Berdo Rruçaj 34 vjeç dhe Halil Kushta 24 vjeç, të tre nga Orikumi, u kapën në Pasha Liman të Orikumit duke transportuar me furgon drogën.

Ndërsa Petraq Selamaj 40 vjeç, Aleks Duraj 35 vjeç dhe Erjon Belaj 28 vjeç u arrestuan në flagrancë në Sazan me gomone, me të cilën do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 6.9 kg kanabis në formë çokollate, 900 gram vaj hashashi, 5 makina dhe gomonia.

/tvklan.al