Denis Havalja 30 – vjeç u arrestua nga shërbimet e policisë së Bulqizës pasi kreu marrdhënie seksuale me një të mitur.  Denoncimi u bë ditën e djeshme nga familjarët e të miturës .

Sipas të dhënave  30 – vjeçari e kishte marrë shtetasen me inicialet M.D me makinë tip Range Rover me targa të huaja  në zonën e “Fushë Bulqizës”  dhe e kishte çuar në periferi ku  kreu marrdhënie seksuale me dëshirën e vajzës.

Pas marrjes në dijeni Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë  të riun dhe të miturën në makinë.

Gjatë marrjes në pyetje 30 – vjeçari Havalja ka deklaruar se me vajzën ishin të lidhur  prej rreth një muaj dhe se s’ka bërë asgjë jashtë dëshirës së saj.

E mitura 13 – vjeçare  është trajtuar me psikolog ndërsa i është nënshtruar dhe ekspertizës mjeko – ligjore. Denis Havalja akuzohet për veprën penale të “marrdhënies seksuale me të mitur” si dhe ”për drejtim mjeti pa patente”.

Tv Klan