Komisioni Europian përsërit thirrjen e urgjencës për transferimin dhe risistemimin e refugjatëve sirianë në shtetet anëtare të Bashkimit Europian për të lehtësuar situatën dramatike humanitare në Greqi dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës në Itali.

Dimitris Avramopoulos – Komisioner për Migracionin dhe Punët e Brendshme:

 

“Imazhet e gazit lotjsellës të përdorur kundër migrantëve në Idomeni nuk nderojnë historinë, vlerat dhe civilizimin e  Europës. Ne duhet t’i trajtojmë këta njerëz me respekt, por nga ana tjetër ne kemi nevojë  gjithashtu për një politikë funksioanle që duhet zbatuar. Që prej mesit të Marsit janë shpërndarë vetëm 1140 refugjatë dhe kjo është e papranueshme”.

Në një kohë kur Brukseli ngre shqetësimin për dhunën e policisë maqedonase ndaj emigrantëve në kufirin me Greqinë, Austria ka nisur punimet për ndërtimin e një barrierë pranë kufirit.

Megjithatë, autoritetet në Vjenë kanë mohuar se kanë plane për ndëritmin e një gardhi metalik, duke sqaruar se bëhet fjalë thjeshtë për një qendër kontrolli për emigrantët.

Austria, sëbashku me Hungarinë, janë vendet kryesore të bllokut të skeptikëve, të cilët vendosën të ashpërsojnë masat për pranimin e emigrantëve.

Tv Klan