Binaj kandidon për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e së premtes ka zhvilluar intervistimin me kandidatin e kualifikuar për në Gjykatën Kushtetuese Altin Binaj.

Pas intervistimit, KED do të kryejë pikëzimin dhe emrin e Binajt pritet që t’i dërgojë presidentit. Gjithashtu anëtarët e KED vendosën që të lejojnë kandimimin e Përparim Kalos për në kushtetuese, ndërsa ndaluan të garojë Klajdi Monen pasi janë konstatuar mangësi ligjore.

Mbledhja e radhës do të mbahet me 14 Dhjetor, ndërsa emrat e kualifikuar do t’i dërgohen presidentit për të vendosur mbi emërimin e tyre.

Tv Klan