Këngëtarja Lorde ka anuluar koncertin e saj në Izrael, që planifikohej të mbahej verën e vitit që vjen në qytetin Tel Aviv. Ky vendim vjen pas apelit të shumë  fansave të saj, aktivistë pro- Palestinës.

Në letrat e tyre ata shkruanin se mbajtja e një koncerti në Izrael, pas vendimit të presidentit Donald  Trump do të konsiderohej si mbështetje ndaj qeverisë izraelite, edhe nëse këngëtarja nuk do të bëntë një koment zyrtar mbi situatën politike.

Për këtë arsye këngëtarja nga Zelanda e Re ka deklaruar se “anulimi i koncertit është i vetmi vendim i duhur në një kohë të vështirë” .

Lorde, 21 vjeçe ka rrëmbyer zemrat e miliona fansave nga e gjithë bota me këngët e saj Royals dhe Green Light. Ajo ka fituar dhe 2 çmime prestigjoze Grammy, njërin prej të cilëve kur ishte vetëm 17 vjeçe.

 Burimi: Klan Plus