Gigi Hadid është një nga engjëjt më të rëndësishëm të Victoria’s Secret, por në sfilatën e këtij fundviti që do të zhvillohet në Shangai, ajo do të mungojë.

Supermodelja amerikane nuk është pranuar nga organizatorët kinezë të shfaqjes, të cilët e akuzojnë për racizëm. Shkaku i përjashtimit të Gigit është një video e postuar në rrjetet sociale, ku ajo luante me një biskotë në formën e Budës dhe imitonte sytë e racës aziatike.

22-vjeçarja nuk do të mund të shoqërojë motrën e saj Bella Hadid në pasarelën më të rëndësishme të vitit, por u shpreh në rrjetet sociale se po pret me padurim sfilatën.

Gigi Hadid nuk është e vetmja që përjashtohet nga Kina. Bashkë me të janë edhe disa supermodele ruse dhe ukrainase të cilave iu refuzua viza.

Tv Klan