Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka folur në lidhje me marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Televizionin Klan ish-deputeti i Vlorës tha se, “

nuk kam asnjë ftohje me Edi Ramën. E kam mbështetur gjithë jetën time dhe do vazhdoj ta mbështes deri sa të jetë kryetar i PS-së

“.

Rama është miku im dhe do të mbetet miku im. Unë jam mik besnik dhe nuk zhgënjej asnjë mik në jetë dhe nuk do të zhgënjej sa të jem gjallë. Unë sot jam në politikë, për marrëdhëniet e mia personale me cilindo mik, pa dashur të mbuloj gjë, nuk kam çfarë të flas. Nuk kam asnjë ftohje me zotin Rama E kam mbështetur Ramën gjithë kohës dhe do të vazhdoj ta mbështes deri sa ai të jetë kryetar i PS, dhe derisa të udhëheqë qeverisjen e vendit në favor të popullit shqiptar dhe në interes të tij. Unë nuk jam në politike si mik i Ramës, po si socialist, si një i majtë i shpallur

”, tha Kokëdhima.

I pyetur nëse Edi Rama ka “ndikuar” në heqjen e mandatit të deputetit, ai refuzoi të përgjigjej, ndërsa mbrojti veten se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka bërë asnjë shkelje.

koco 2

Kokëdhima nuk preferoi të japë emra të deputetëve të majtë apo edhe të djathtë që sipas tij kanë pasur ndikim në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr atij mandatin. Duke e quajtur një krim mbi karrierën e tij, Kokëdhima tha se “

nuk do të thotë asgjë në jetën e tij që t’i hiqet mandati

”. Kokëdhima tha se tashmë që është jashtë politikës nuk do të lejojë askënd që ta përdorë për qëllime politike. “

Unë nuk përdorem kundër askujt”, theksoi ish-deputeti. “E kam bërë në mënyrë shembullore detyrën time si deputet i PS

”, – përfundoi ai. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Kokëdhima e ka ankimuar në Strasburg.

Koço Kokëdhima sulmon ambasadorin e SHBA dhe të BE

I pyetur për reformën në drejtësi, ish-deputeti tha se ishte kundër për mënyrën se si u bë. Ai tha se Shqipëria nuk është më një republikë parlamentare. Koço Kokëdhima akuzoi ambasadorët, pa përmendur emra, por që nënkuptoi ambasadorin e SHBA dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë.

Sovraniteti i një vendi nuk negociohet. Këtu jemi në ambasadorakraci… Ata i shantazhuan deputetët

”, deklaroi ish deputeti i Vlorës.

“Rama-Meta kanë një marrëdhënie të komplikuar”

“Reforma në drejtësi ka lëkundur frymën e bashkëpunimit mes PS dhe LSI, në koalicion. Kjo, për mënyrën se si u bë kjo reformë. Unë kam punuar me konceptin e të majtës së bashkuar. E kam bërë me dëshirë për këtë gjë. Tani ata (Rama-Meta) kanë një marrëdhënie të komplikuar. Ky koalicion funksionon, LSI i ka qëndruar me korrektësi këtij koalicioni. Kanë qenë seriozë në këtë koalicion”/tvklan.al