Qeveria po i jep mundësinë pronarëve të bëjnë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave tha se me këtë ligj qytetarëve u jepet shansi t’i japin vlerën reale pronës së tyre.

Edhe pse nuk ka dalë kundër këtij procesi, opozita paralajmëron se qëllimi i qeverisë është vjelja e më shumë të ardhurave nga Taksa e Pronës.

Prej Shtatorit deri me 31 Dhjetor të këtij viti, qytetarët dhe bizneset do të mund të bëjnë rivlerësimin e pronës së tyre. Për vlerën shtesë të pronës, individët paguajnë 2% të vlerës, ndërsa sipërmarrjet 3%. Taksa e Pronës edhe për rivlerësimin është aktualisht 15%.

Tv Klan