Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ndërmarrë nismën për të hapur dyert e tij për publikun.

Gjatë katër javëve, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, pjestarë të shoqërisë civile dhe çdo qytetar i thjeshtë mund të vizitojë këtë institucion për t’u njohur nga afër me punën dhe auditimet që bën në dikastere të ndryshme.

Shpalljen e këtij muaji e ka bërë kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, i cili tha se puna për t’u bërë sa më transparent me qytetarët do të vazhdojë.

Leskaj lançoi edhe programin më të ri që ka ndërmarrë KLSH sëbashku me USAID, i cili do të monitorojë shërbimin shëndetësor në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Tv Klan