Koreja e Veriut ka reaguar ashpër pas miratimit të raundit të fundit të sanksioneve kundër saj, duke kërcënuar se është koha të “

asgjësohen

” SHBA-të dhe të kthehen në “

hi”

.

Peniani po ashtu kërcënoi aleatët e amerikanëve në rajon, duke u zotuar të “

fundosë

” Japoninë dhe “

zhdukë

” Korenë e Jugut.

Kërcënimet janë bërë publike nga agjencia kombëtare e lajmeve e shtetit komunist, “KCNA”.

Kërcënimet vijnë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me 15 shtete anëtare votoni në mënyrë unanime pro raundit të ri të sanksioneve që vënë në objektiv eksportin e tekstileve dhe importin e naftës së shtetit më të izoluar në botë, si ndëshkim për testin e gjashtë bërthamor të kryer pak ditë më parë.

Ka një kufi për durimin”

tha zëdhënësi i Komitetit të Paqes Azi-Paqësor, i cituar nga “KCNA”. Ai akuzoi trupën e OKB-së si një “mjet i së keqes” që u shërben interesave të Washingtonit.

Penaiani tha se Tokioja nuk kishte nxjerrë mësim nga kalimi i raketës balistike koreanoveriore mbi Japoni dhe se vazhdon të “

kërcejë në ritmin e sanksioneve amerikane

”.

Katër ishujt e arkipelagut japonez duhet të fundosen në det nga bomba bërthamore e Koresë së Veriut. Japonia nuk është e nevojshme të ekzistojë më afër nesh

”, citoi KCNA. /tvklan.al