krem vaniljeje

Përbërësit:

Qumësht 4 filxhanë çaji

Vezë 2 kokrra

Ujë 1 filxhan çaji

Sheqer 2 filxhanë kafeje

Niseshte 3 lugë kafeje

Pak vanilje dhe kanellë

Përgatitja:

Të verdhat e vezëve ose krejt vezët rrihen me sheqer dhe pak ujë, pastaj shtohet niseshte. Masa përzihet mirë dhe duke e përzierë pak e nga pak, shtohet qumështi i nxehtë. Vihet në zjarr dhe përzihet vazhdimisht derisa të marrë valë, ose valohet qumështi dhe hidhet niseshteja me vezët e sheqerin. Hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje, përzihet dhe ndahet nëpër tasa. Sipër i hidhet kanellë e bluar./tvklan.al