“ELI” ka një fuqi 10 Petawatt dhe mund të përdoret edhe për terapitë e reja kundër qelizave tumorale

Është krijuar dhe është funksional laseri më i fuqishëm në botë. Ka të njëjtën energji të prodhuar nga një million centrale bërthamore në një femtoseconde, dhe trysni të barabartë me 10 mln kulla Eiffel ne majën e nje gishti.

Quhet ELI, Extreme Light Infrastructure, është ndërtuar në Rumani, nën idenë e Çmimit Nobel për Fizikën 2018, Gerard Mourou.

Me fuqi 10 Petawatt, ose 10 mln miliardë Watt, ky laser është një insfrastrukturë unike e gjeneratës së re që mund të gjejë përdorim në shumë sektorë në të ardhmen, si në biomjekësi, sisteme të reja nukleare, reduktimin e skorjeve të centraleve, eliminimin e detriteve në atmosferë, por edhe në kërkime mikroskopike si reaksionet në brendësi të qelizës dhe terapi të reja kundër sëmundjeve, kryesisht shkatërrimin e qelizave tumorale.

Sistemi laser Eli lindi falë 300 mln Euro financime evropiane, dhe u ideua për ta vënë në dispozicion të komunitetit shkencor evropian e ndërkombëtar për kërkime të mëtejshme dhe aplikimet e mundshme.

Klan News