Ambasadorja e SHBA dhe ambasadori i BE takojnë kryekomisionerin Celibashi

Të ndiqen penalisht krimet zgjedhore”, është kërkesa e radhës e ambasadës së SHBA, këtë herë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshirë blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme”.

Gjatë takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ambasadorja e SHBA shoqëruar nga ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar dhe trajtimin e rekomandimeve të raportit përfundimtar të ODHIR. Kjo kërkesë e SHBA dhe Bashkimit Europian vjen teksa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është duke përfunduar procesi i rinumërimit për 10% të kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë.

Klan News