Shefi i zyrës së etikës së Shtëpisë së Bardhë ka kritikuar planin e Trump për t’ia trashëguar mbretërinë e tij të biznesit djemve të tij pas inaugurimit të tij të 20 janarit.

Walter Shaub u shpreh se plani nuk i “përmbushte” kriteret e presidentëve të 40 viteve të mëparshme të SHBA.

Një nga avokatët e Trump tha se ky besim i ri do përballej me “një sërë kufizimesh” për marrëveshjet e reja.

Por Shaub tha se plani nuk do i zhvendoste konfliktet e interesit.

“Çdo president i kohëve moderne ka marrë ilaçin e fortë e kalimit të pushtetit,” tha ai, duke iu referuar procesit ku Trump do të shesë pasuritë e tij të korporatës dhe t’i vërë këto fitime një besimi të verbër të drejtuar nga një administrator i besuar e i pavarur.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, avokati Sherri Dillon tha se menaxhimi i Organizatës Trump do të transferohej në një kontroll nga djemtë e Trump, Don dhe Eric dhe shefi financiar Allen Weisselberg.

Organizata Trump është një kompani çadër për qindra investime në pasuri të patundshme, markash të ndryshme dhe biznese të tjera të tij./tvklan.al