160 persona janë rikthyer pasditen e së mërkurës në aeroportin e Rinasit me tre avionë të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesat për azil. Burime zyrtare sqarojnë se 69 prej tyre u deportuan nga Gjermania, 31 nga Franca dhe 60 nga Anglia.

Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë riatdhesuar 2559 shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 kanë kërkuar azil dhe 1496 kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Policia e Shtetit thekson se do të vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji, që të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shqiptarëve në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë.

“Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë. Respektoni rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen”,

është apeli që bën policia për qytetarët.

/tvklan.al