Shtatëmbëdhjetë (17) nga 32 skuadra janë kualifikuar për në Botëror, 7 prej tyre i përkasin kontinentit europian.

Deri tani nga Europa, Rusisë pritëse i është bashkuar edhe Belgjika si e para e kualifikuar, Gjermania, Anglia, Polonia, Spanja dhe një natë më parë edhe Islanda e Serbia. Islanda u kualifikua duke fituar me Kosovën, ndërsa serbët mundën Gjeorgjinë.

Italia që fitoi me Shqipërinë siguroi play-off. Një natë më parë edhe Kroacia zuri një vend në këtë tur falë fitores me Ukrainën. Moment i rëndësishëm ishte për trajnerin Slatko Daliç, ish-tekniku i Dinamos së Tiranës. Kjo ishte ndeshja e tij e parë me kombëtaren kroate.

Përballja mes tyre ishte një sfidë direkte për këtë fazë.

Direkte ishte edhe sfida mes Irlandës së Veriut dhe Uellsit. Irlandezët fituan 1-0 në Cardif.

Tv Klan