Kukësi fitoi 3-0 ndeshjen e javës së 3 ndaj Laçit. Në stadiumin Zeqir Ymeri rezultati u zhbllokua nga një autogol i Fangajt në minutën e 61. Laçi e ngriti lojën duke sulmuar më shumë për të gjetur barazimin por u ndëshkua në minutën e 76.

Goli i dytë për Kukësin erdhi nga Pereira.

Kukësi dominoi pjesën e mbetur të ndeshjes. Elis Bakaj që mori pjesë thuajse  në çdo aksion të skuadrës së tij arriti të shënojë golin e tretë.

Tomisllav Bushiç është heroi i Flamurtarit. Skuadra e Shpëtim Duros fitoi në transfertë ndaj Teutës 2-1. Vlonjatët e gjetën të papërgatitur skuadrën vendase duke gjetur golin e parë shumë shpejt që në minutën e 3.

Në fundin e pjesës së parë flamurtari shënoi edhe një herë tjetër. Pjesa e dytë e takimit për kuqezinjtë duhet të kishte shërbyer për të administruar rezultatin e volitshëm, por Aredfit Hila shënoi golin e Teutës./Tv Klan