Gianni De Biasi do të publikojë pas disa ditësh listën e lojtarëve, të cilët do të grumbullohen për ndeshjen kualifikuese me Italinë dhe miqësoren me Bosnjen.

Pa harruar mungesën e Berishës në portë problemet në mbrojtje janë të theksuara, pasi këtë fundjavë janë aktivizuar kapiteni Agolli, Hysaj dhe Aliji.

Dëmtimet dhe pezullimet janë një tjetër shqetësim. Mavraj është i lënduar, ndërsa Gjimshiti mungon për shkak kartonësh. Veseli nuk luajti asnjë minutë me Empoli. Mesfusha duket më e qetë pasi pjesa dërrmuese e lojtarëve ishin titullarë me ekipet e tyre si Memushaj dhe Xhaka.

Hyka ishte një ndihmë për ekipin e tij, duke festuar në fund fitoren me përmbysje në kampionatin amerikan me San Jose.

Sulmi jep disa sinjale pozitivë. Sadiku edhe pse nuk doli triumfues me Lugano që u mund 5 – 2 në fushën e Thun shënoi për të pestën sfidë radhazi në kampionatin zviceran. Goli i parë me Pisa për Manajn. Sulmuesi i ri realizoi në humbjen 2 – 1 me Vicenza.

Balaj nuk ka shënuar për këtë vit ende./ TV KLAN