Një burrë nga Britania ka gjetur vdekjen ndërsa po përpiqej të bënte një foto në një tempull në Indi gjatë një turi botëror.  

Roger Stotesbury, 56 vjeç, ishte duke vizituar Orchën, në qytetin indian të Madhya Pradesh, me të shoqen Hilary, ditën e premte, kur ai ra nga 9 metra lartësi në tempullin Laxmi Narayan.

Çifti nga Oksfordi po bënin shkrime dhe foto për t’i postuar në një blog që fliste për aktivitetet e personave të moshës së mesme.

Ata kishin planifikuar të ktheheshin në Britani brenda këtij muaji pas mbarimit të udhëtimit të tyre në Indi./tvklan.al