Sali Berisha është shprehur gjatë emisionit Opinion se nuk ka pranuar kurrë që të ndërmjetësojë apo garantojë marrëdhënien mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metë. Ai u shpreh se marrëdhënien politike ata e kanë ndërtuar me njëri-tjetrin.

Por a flet Berisha për zhvillimet në kampin opozitar me Metën? Ish-kryeministri tha se këto kohë nuk ka pasur asnjë komunikim, por mund të ketë dhe për këtë nuk ka asnjë pengesë.

Mentor Kikia: Qëndrimi juaj përputhet, ose më saktë qëndrimi i LSI dhe i presidentit Meta ndaj Bashës është një qëndrim identik me atë që mbani ju. A ka një koordinim të axhendave politike mes jush personalisht, Presidentit dhe LSI në raport me Lulzim Bashën. Dhe a ka një aleancë të farkëtuar që tani për të krijuar sërish dyshen Berisha-Meta në të ardhmen politike?

Sali Berisha: Se cilat janë marrëdhëniet Lulzim Bashës me Ilir Metën po jua trego këtë dhe e kam me dëshmitarë….

Mentor Kikia: Pyetjen e kam tek marrëdhënia juaj se të Bashës e kemi publike…

Sali Berisha: Mendon unë në marrëdhënie politike me njerëzi unë natyrisht kam edhe qëndrime të qarta, por edhe kujdese të mëdha. Nuk kam pranuar për asnjë problem, për asnjë çast, për asnjë gjë që unë të ndërmjetësoj apo garantoj marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Ilir Metën. Kurrë! Pse? Shumë thjesht Jam një njeri i dorëhequr në jetën time. Pra të gjitha marrëdhëniet ata i kanë ndërtuar me njëri me tjetrin.

Mentor Kikia: Ju komunikoni sot për çfarë do të ndodhë në zhvillimet politike në kampin opozitar?

Sali Berisha: Këto kohë nuk kam pasur asnjë komunikim, por mund të komunikoj. Padyshim. Nuk kam asnjë pengesë! Këto kohë të garantoj që nuk kam pasur asnjë komunikim personal me asnjë njeri tjetër./tvklan.al