Pas suksesit që pati në Barcelonë vetëm pak ditë më parë, Lady Gaga ndez skenën e Milanos, ku vijoi turin e saj botëror.

31-vjeçarja, prindërit e së cilës janë italianë, u prit me padurim nga publiku në pallatin e koncerteve “Forum di Assago” në Milano, pas anulimit të koncertit të shtatorit, për shkak të problemeve shendetësore.

Plot 10 mijë persona mbushën skenën ku performoi ylli i muzikës Pop. Krahas hiteve të saj, si Alehandro, Poker Face apo Perfect Illusion, Lady Gaga solli për fansat italianë edhe disa nga këngët e albumit të saj të fundit.

Vokali i saj shpërthyes as që vihet në diskutim. Por Lady Gaga nuk lë jashtë vëmendjes as koreografinë e shkëlqyer.

Tv Klan