#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 19:00, data 28 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Enita Mema

Headlines Klan Plus 28 Mars

Investimet e huaja do te jene prioritet i qeverise. Ne mbledhjen e Keshillit Ekonomik shifra prej 1.5 mld euro per Kryeministrin Edi Rama duhet tejkaluar dhe vendosur objektiv 4 miliarde euro. Ai u shpreh i gatshem per mbështetje edhe ndaj biznesit. 

Reforma zgjedhore do te jete prioritet i grupit te punes ne Kuvendin e Shqiperise i perbere nga perfaqesues te opozites dhe mazhorances. 3 anetaret e opozites dhe 3 te mazhorances do te bashkepunojne per te miratuar ligjet me shumice te cilësuar.

Gjykata e Posaçme udhëron SPAK që të nisë hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së kavajës Elvis Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 230 mijë eurosh.

Bien me 18 % kuotat e specializimeve ne Mjekësi. Universiteti për këtë vit akademik ka miratuar 270 kuota. Ne ulje janë edhe  kuotat e mbuluara nga ministria e shëndetësisë me 27 % në krahasim me vitin e shkuar.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron se ushtria e tij do te rrezoje avionet F-16 nese fluturojne ne hapësirën e Ukraines. Kreu i Kremlinit deklaron se Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s.