lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headline 28 Prill 2024

Meloni, në krah të Ramës: E linçuan sepse ndihmoi Italinë për të përballuar emigrantet

Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni i del në krah Edi Ramës duke i konsideruar sulmet nga emisioni “Report” në Rai 3 të frymëzuara nga opozita e vendit të saj. Ajo thotë se Rama u linçua vetëm sepse ndihmoi Italinë për përballimin e emigrantëve.

Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Sulmohet me tritol banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka shkaktuar reagimin e autoriteteve të larta shtetërore që kanë kërkuar zbardhjen e saj.

Mediat britanike sugjerojnë Tiranën: Destinacioni ideal për pushime në qershor

Tabloidi britanik “Deili Ekspres” e rendit Shqipërinë mes 3 destinacioneve për pushime të qeta dhe pa shumë shpenzime në qershor. Në shkrim rekomandohet të vizitohet Tirana ndërsa për të apasionuarit e plazhit sugjerohet Durrësi.

Shteti merr përsipër prodhimin e pullave fiskale. Koncesioni përfundon në dhjetor

Qeveria shqiptare nuk do të rinovojë më kontratën e koncesionit të pullave fiskale që përfundon në dhjetor të këtij viti. Përmes një propozimi të ri të bërë nga qeveria synohet që ky shërbim të bëhet monopol i shtetit.

OBSH: Antibiotikët u keqpërdorën në pandemi. 75% e pacientëve morën mjekim pa qenë nevoja

75% e të prekurve nga koronavirusi u trajtuan me antibiotikë pa qenë nevoja. Një studim i fundit i OBSH-së ka vënë re se 3 në 4 pacientë u ngarkuan gabimisht me barna vetëm me idenë se mund t’ju shërbenin në përballimin e sëmundjes.

Shitet për 1.5 mln $ në ankand ora e njeriut më të pasur të titanikut

Ora e xhepit që i përkiste pasagjerit më të pasur që humbi jetën nga fundosja e Titanikut u shit në ankand për një shifër rekord prej 1.5 milionë dollarë. Ora prej ari bëhet objekti i anijes së famshme që është shitur më shtrenjtë në histori.

/tvklan.al