Nëna e aktores së famshme turke, Hazal Kaya, është diagnostikuar me kancer.

Ky është lajmi i keq që vjen nga 27-vjeçarja e njohur në Shqipëri si “Marali” e serialit me të njëjtin emër. Ndërsa lajmi i mirë është se sëmundja është zbuluar në një fazë të hershme, dhe morali i të diagnostikuarës ësthë shumë lart.

Nëna e aktores së dashur ka publikuar në instagramin e saj një foto ku Marali shfaqet teksa i pret flokët. Qëllimi i fotos ka qenë që ajo të bëhet shpresë për të sëmurët me kancer, shktruan media turke.

Emri i kancerit edhe pse krijon llahtari është tashmë i zakonshëm. E rëndësishme është zbulimi i hershëm dhe mjekimi i zhpejtë. Ju faleminderit shumë për urimet tuaja

”, shkroi Aysegul Kaya, nëna e Hazal Kaya. /tvklan.al