Ndodh edhe kështu! Kombëtarja jonë e futbollit sonte luan kundër 4 Kombëtareve të tjera, dhe ato janë Portugalia, Greqia, Estonia dhe Belgjika.

Kjo është gafa e radhës e UEFA-s, e cila në faqen zyrtare në Facebook të Kualikueseve për Botërorin ka publikuar foton e mëposhtme.

Sikurse mund ta shikoni, Shqipëria është renditur kundër 4 Kombëtareve të tjera dhe luan sonte.

Ndërkohë, që Kombëtarja jonë i mbylli mbrëmjen e djeshme eliminatoret pas humbjes 0 me 1 me Italinë, ndeshje që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

/tvklan.al