dokumetat-per-demiraj

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron veten për rastin e lirimit nga detyra të Kolonel Dritan Demirajt. Këto janë të gjitha shkresat që faktojnë se Dritan Demiraj ka marrë miratimin nga eprorët e tij konformë rregulloreve dhe ligjeve në fuqi për çdo rast që ka patur nevojë të largohet jashtë vendit.

Shkresat që janë sigluar me fjalën “miratohet” nga Zv/Ministri Dritan Hila apo edhe zyrtarë të tjerë, tregojnë qartë se Kolonel Dritan Demiraj është larguar jashtë vendit me leje dhe jo ashtu siç pretendoi një ditë më parë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, se Demiraj ishte larguar jashtë vendit në mënyrë të përsëritur në shkelje të ligjit për statusin e ushtarakut.

Një tjetër dokument që hedh poshtë pretendimet e Shtabit të Përgjithshëm, është edhe vlerësimi i Demirajt për vitin 2014. Janë 27 rubrika me të cilat është analizuar, puna, efikasiteti, korrektësia të cilat kanë marrë vlerësimin përfundimtar “Shkëlqyer”.

Ky është vlerësimi i dytë “Shkëlqyer” pas atij në një viti më parë, kohë kur Ministria e Mbrojtjes u drejtua nga Ministrja Mimi Kodheli.

Veç vlerësimeve të bëra nga vetë Ministria, konsiderata për Demiraj janë dhënë edhe nga ushtarakë të huaj. Zv/Admirali i Marinës së SHBA, Sean Pybus, njëkohësisht Komandant i Forcave Speciale të NATO –s, i shpreh mirënjohjen për Demiraj, për punën e tij në drejtim të Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare.

CUBIC-Memo

Ndërkaq Shefi i Misionit Amerikan të Asistencës pranë Ministrisë së Mbrojtjes CUBIC, me anë të kësaj memo i kërkon Ministres Kodheli që Demiraj të mbahet në pozicionin aktual, nëse Forcat e Armatosura nuk kanë nevojë për aftësitë e tij në një pozicion tjetër.

Tv Klan