Ermir Lenjani ishte lojtari i sfidës për Sion në fitoren 2 – 1 në fushën e Lugano. Futbollisti i Kombëtares realizoi golin e dytë për skuadrën e Paolo Tramezzani që nuk fitonte prej 3 javësh në kampionat.

Një situatë delikate që rrezikonte edhe trajnerin Tramezzani. Sion ku luan edhe Burim Kukeli tashmë ka si objektiv vetëm kampionatin në Zvicër, pasi është eliminuar edhe nga kupa pas dështimit në Europa League.

Një ditë e mbarë edhe për Armando Sadikun. Legia fitoi 4 – 0 në takimin e Kupës së Polonisë me Ruch Zdzieszowice duke u kualifikuar në çerekfinale. Sulmuesi shqiptar shënoi pak minuta pasi kishte hyrë në fushë. Sadiku ka shënuar 5 gola me Legia deri më tani.

Tv Klan