Fatura që do të arkëtojë buxheti nga futja në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar të biznesit të vogël nuk do të shkojë më shumë se 500 mijë dollarë në vit. Në një intervistë për televizionin Klan, drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera thotë se kjo nismë nuk ka synim të merren më shumë para nga të vegjlit, por të zhduket evazioni.

 

Niko Lera:

“Ne të kontrollojmë zinxhirin e transaksioneve dhe rritjen e të ardhurave pastaj ta kërkojmë te biznesi i madh sepse ai do jetë gjeneratori i tatimit mbi vlerën e shtuar. Por, i heq biznesit të madh alibinë e mospranimit të faturës nga biznesin i vogël”.

Niko Lera sqaron se qeveria është duke finalizuar draftin dhe po shihen me kujdes kategoritë të cilat duhet të përjashtohen, në mënyrë që të mos shkaktohet impak negativ për shtresat në nëvojë.

“Bizneset mikro, artizanat, transport individual, tregti e vogël në tezga në tregje të miratuara nga bashkia të shikojmë çfarë politika të tjera do zbatojmë në lidhje me përjashtimin”.

Ministria e Financave thotë se nismën e ka diskutuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Shqetësimi i fondit është si të përmirësohet menaxhimi i taksave”.

Në total janë 71 mijë tatim pagues që kategorizohen si biznese të vegjël, ku 11 mijë hyjnë në kategorinë e zejeve dhe tregtarëve në tregjet e liçensuara që do të përjashtohen skema. Aktualisht buxheti i shtetit mbledh tvsh nga bizneset që edhe pse janë të vegjël janë futur në skemë afro 10 milion dollarë në vit.

Tv Klan