Më  shumë se 300 persona janë drejtuar për ndihmë mjekësore 24 orët e fundit ne Lezhe. Gripi ka prekur thuajse të gjithë popullatën.

Drejtori i shëndetit publik ne Lezhe Arben Ristani gjatë inspektimit të poliklinikës së qytetit inspektoi poliklinikën e qytetit njoftoi se të dielën do të nisë vaksinimi falas me antigrip.

E njëjta situatë paraqitet edhe në spitalin rajonal të Dibrës, ku 300 raste kanë ardhur me spimptoma gripi.

 “Vetëm tre ditët e fundit ne spital kane marre shërbimin mbi 95 raste  me grip, nga të cilet 3 kane qenë në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në reanimacionin e spitalit. Rastet më të shumta janë fëmije dhe të moshuar.”

Me situatën e ngricave dhe reshjeve te dëborës, qendrat shëndetësore janë urdhëruar për të qëndruar të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes.

Tv Klan