Loja e famshme simulatore “The Sims” feston sot 17 vjetorin e saj të krijimit. Shumë prej nesh mund ta mbajnë mend në versionet e para të lojës ku dhe grafika nuk ishte aq e perfeksionuar sa sot.

Një prodhim i gjigandit elektronik të lojërave EA Games, “The Sims” është kthyer në lojën më të suksesshme duke mbajtur kurorën e vendit të parë në kategorinë Simulation.

Loja ka dalë në treg në vitin 2000 me versionin “The Sims”dhe më pas u pasua nga “The Sims 2”, “The Sims 3”, “The Sims 4”, së bashku me expansion Packs përkatëse, ku shtohen detaje të reja në secilën prej lojërave.

Expansion Pack më e fundit është ajo e “Vampire”, ku simsat e krijuar nga ju mund të kthehen në vampirë dhe të bëjnë një jetë ndryshe nga e zakonshmja./tvklan.al