Marina iraniane së shpejti do të dërgojë disa luftanije në Amerikën Latine dhe në Gjirin e Meksikës, fare pranë brigjeve amerikane, në një lëvizje për të demonstruar aftësitë e Teheranit për të mbrojtur vendin shumë larg brigjeve të veta.

Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i Marinës, Adrmirali Hossein Khanzadi, në konferencën e tij të parë për shtyp pas zgjedhjes në postin e lartë.

“Flota jonë e luftanijeve do të niset drejt Oqeanit Atlantik në të ardhmen e afërt dhe do të vizitojë një prej shteteve mike në Amerikën e Jugut sidhe Gjirin e Meksikës”, tha ai, sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Fars”.

Edhe ish-komandanti i marinës kishte paralajmëruar më parë se lundrimi i luftanijeve iraniane mes ujërave të Europës dhe Amerikës duhet të jetë objektivi kryesor i marinës iraniane.

Lëvizja e luftanijeve iraniane shihet si një kundërpërgjigje ndaj prezencës së luftanijeve amerikane afër brigjeve të Iranit./tvklan.al