Dronet

Një luftë “një për një” është cilësuar kjo mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për prodhimin e dronëve. Pekini ka lëshuar në fluturim dronin që i ngjanin atij amerikan “Us Reaper”. “Caihong 5” apo “Ylberi 5” kreu fluturimin e parë, që zgjati 20 minuta, diku në provincën Gansu. Ai mund të mbajë një ngarkesë deri në 3 ton dhe ka një radar që shikon përtej mureve, përmes të cilit bëhet më i lehtë identifikimi i shënjeshtrave brenda ndërtesave.

Gjatësia e krahëve të tij arrijnë deri 20 metra, duke ia kaluar modelit të mëparshëm të krijuar nga Korporata kineze e Teknologjisë dhe Shkencës dhe Hapsirave Ajrore.

Aktualisht dronëve kinezë nuk u lejohet të hapin zjarr pa marrë sinjalin “godit” nga një vëzhgues nga toka. Kjo teknologji është përdorur nga Shtetet e Bashkuara, gjatë operacioneve në Lindjen e Mesme.

Një nga skicuesit e “ylberi 5” tha se ai mund të armatohet me pajisje elektronike që mund të shërbejnë për të mbrojtur edhe dronët e tjerë nga zbulimi. Kina është prodhuesi më i madh në botë i dronëve, por për qëllime civile. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po krijojnë avione robote për qëllime ushtarake.

Tv Klan