Shqetësimit të Petrit Vasilit, mbi rolin antikushtetues të bordit të ONM-së në procesin e Vettingut, iu përgjigj Pandeli Majko.

Ministri Vasili vë në dukje se Kushtetuta kërkon që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të përbëhet nga ekspertë, ndërkohë që përfshirja brenda tij e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin nuk gjejnë mbështetje as në Kushtetutë, e as në ligj.

Por sipas deputetit socialist, për të huajt duhet tolerancë, edhe nëse e shkelin Kushtetutën.

Në nenin B të aneksit të Kushtetutës përcaktohet se vëzhguesit ndërkombëtare emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve, me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse.

Por në bord, ambasadorët Lu e Vlahutin kanë përfshirë edhe veten. Siç duket nga ky fakt, të huajt që e hartuan Kushtetutën duan ta shkelin të parët atë në mënyrë të hapur.

Tv Klan