Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Pandeli Majko po ndjek procesin e numërimit të votave në Njësinë numër 5, nga ku flet për rezultatin e pritshëm nga Partia Socialste, duke treguar kujdes për aleancat e ardhshme.

Ne po diskutojmë sipas çdo kutie, projeksionin më të mirë  që kemi patur në vitin 2013 dhe vitin 2015, pra gjithçka që po nxjerrim si rezultat e kemi më të mirë sesa e kemi patur. Projeksioni mbetet gjithmonë projeksion, duhet lexuar vota e të gjithëve me qetësinë e duhur. Unë jam kundër brohorimave, por padiskutim ndihem shumë i kënaqur me atë çfarë ka dalë si rezultat për Partinë Socialiste deri tani.”

Pandeli Majko ka shprehur bindjen se mospjesëmarrja e qytetarëve nuk i dedikohet Partisë Socialiste, por mënyrës së ndërtimit të politikës nga partitë e tjera.

Do të lexojmë edhe ato që nuk kanë votuar. Mendoj që të gjitha partitë kanë çfarë të reflektojnë, qoftë për pozitivisht, qoftë për negativisht”

, ka thënë Majko.  

Gjithashtu deputeti Majko tha se, në qoftëse PS merr 71, 72 ose 73 mandate, do të qeverisë e vetme nga pikëpamja e ekzekutivit, ndërsa nga ajo e reformave do të ketë marrëveshje më të gjerë, pasi dy partitë kryesore kanë vënë në tavolinën e bisedimeve në situatën paszgjedhore reformën kushtetuese, vazhdimin e reformës në drejtësi dhe reforma të tjera./ tvklan.al