Natyra bën mrekulli dhe një ndër to janë malet ylber. Në Tokë, ekzistojnë në dy anë të globit vargmale të tilla, të cilat janë shumëngjyrëshe, në Kinë dhe Peru. Të zbuluara së fundmi si destinacione turistike, ato janë fryt i një fenomeni të rrallë gjeologjik. Në të dyja rastet origjina e tyre është e njëjtë, ka ndodhur si pasojë e bashkimit të pllakave tektonike duke i dhënë jetë shkëmbinjve të mprehtë dhe pa bimësi. Ngjyrat e larmishme janë rezultat i depozitave të larta të arenaries së kuqe dhe mineraleve të ndryshme që janë krijuar rreth 24 mln vite më parë. Ndërsa kushtet atmosferike kanë kompletuar pikturën natyrore duke i dhënë forma të ndryshme. 

Në Kinë parku natyror Danxia të Zhangye mbulon një zonë prej 410 km katror. Ndërsa në Peru mali Vinicunca ose mali i shtatë ngjyrave ndodhet rreth 5100 m mbi nivelin e detit dhe ka qënë gjithnjë i mbuluar nga një shtresë akulli, por kohët e fundit pas shkrirjes ka zbuluar hiret plot ngjyra, në një peizash të jashtëzakonshëm.

Klan Plus