Manchester City është klubi më i vlefshëm në botë. Këtë vlerësim e bëri Soccerex, një kompani që merret me organizime eventesh futbolli. Një studim i bazuar te vlera e lojtarëve, pasuritë e patundshme, depozitat bankare, investimet e pronarëve dhe borxhi i klubit.

Sipas përllogaritjeve Manchester City i kalon 2 miliardë eurot. Në këtë renditje ndiqet nga Arsenal dhe Paris Saint Germain që janë afër kësaj shume. Topçinjtë e Londrës janë të dytët për shkak të vlerës së stadiumit “Emirates”, 766 milionë euro. Barcelona që renditet e 13 ka grupin e lojtarëve më të kushtueshëm, 780 milionë euro. Manchester United ka borxhin më të lartë, 536 milionë.

Në këtë klasifikim befason pozicionimi i skuadrës kineze Guangzhou Evergrande që ndodhet e katërta. Në total janë 100 ekipet e vlerësuar nga Europa, Amerika e Veriut e Jugut dhe Azia.

Tv Klan