Jose Mourinho fitoi trofeun e parë me skuadrën e re. Ai udhëhoqi Manchester United në triumfin ndaj Leicesterit në Superkupën e Anglisë. Golin vendimtar përballë kampionëve britanikë e shënoi ai që erdhi gjatë verës nga Parisi, suedezi Zlatan Ibrahimoviç.

United kaloi në epërsi me anë të Jesse Lingard në minutën e 32-të. Skuadra kampione, e drejtuar përsëri nga Claudio Ranieri, barazoi në pjesën e dytë me sulmuesin e saj kryesor, Jamie Vardy. Rezultoi gjithsesi një gëzim i shkurtër për lojtarët e klubit modest.

Edhe pse një vit më parë i sfidoi të gjithë emrat e mëdhenj nuk duket e lëhtë këtë sezon. Ishte Zlatan Ibrahimoviç që vulosi fitoren dhe tifozët e “djajve të kuq” shpresojnë që skuadra e tyre e zemrës të kthehet sërish në kohët e arta të Sir Alex Fergusonit.

Tv Klan