Këshilli i Mandateve vendosi t’ia çojë për interpretim Gjykatës Kushtetuese kërkesën e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

Avokati i deputetit u përpoq të shpjegojë se kërkesa e opozitës për moskompetencën e Kuvendit në shqyrtimin e kësaj çështje ishte pranuar pranuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese duke deklaruar se parlamenti nuk mund të shprehej për së dyti për këtë çështje.

Deputeti Kokëdhima akuzohet nga opozita se ka përfituar në 150 raste para nga fondet publike me tendera të përfituara nga kompania “Abisnet” që ai ka patur në pronësi deri në shkurt të vitit 2014.

Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshëm me kushtetutën vendimin e marrë nga kuvendi në seancën plenare të 16 prillit, për të mos dërguar pranë saj kërkesën për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

TV Klan