Mariah Carey është këshilluar që të mos e zhvillojë koncertin e saj në Bruksel të planifikuar për ditën e dielë, pikërisht në ditën e lindjes së saj.

Ekipi i sigurisë është krejtësisht kundër zhvillimit të koncertit për shkak të shpërthimeve nga sulmet terroriste.

Ekipi i sigurisë tha gjithashtu se ky koncert mund të jetë objektiv i ndonjë sulmi të mundshëm, për shkak të famës së këngëtares dhe fansave të shumtë që do të marrin pjesë në të.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar megjithatë Mariah Carey është duke pritur një këshillë edhe nga Ambasada rajonale e SHBA –së./tvklan.al