Maurizio Sarri do të jetë trajneri ardhshëm i Chelsea. Mediat në Itali dhe Angli janë të sigurta duke shkruar se marrëveshja është arritur me një kohëzgjatje 4-vjeçare. Shuma që do të përfitojë është 6 milionë Euro në sezon.

Chelsea nuk ka bërë ende asgjë zyrtare madje edhe largimin e Antonio Contes. Sarri mund të marrë me vete në Londër disa lojtarë nga Napoli ku nuk bën përjashtim Elseid Hysaj. Për të duhen 50 milionë Euro, aq sa klauzola për mbrojtësin shqiptar.

Tv Klan