Intervista famëkeqe e Princit, Andrew me 5 Prill në Netflix

Aktorët Gillian Anderson dhe Rufus Sewell së bashku me kastin kaluan në tapetin e kuq  për premierën e filmit të ri të Netflix “Scoop” bazuar mbi intervistën e vitit 2019 që Princi Andrew i Britanisë i dha BBC-së.

Bazuar në kujtimet e shkruara nga producenti televiziv Sam McAlister, filmi tregon historinë gazetareske pas intervistës që Andreë i dha prezantueses së atëhershme të “Newsnight” Emily Maitlis.

Djali i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II dhe vëllai i mbretit Charles shpresonte se intervista do ta pastronte emrin e tij përballë raporteve të dëmshme të mediave për shkak të lidhjeve të tij me të akuzuar për sulme seksuale Jeffery Epstein.

Anderson për Reuters foli për rezervat e saj për marrjen e rolit të Maitlis. Pas shumë diskutimesh me regjizorin dhe skenaristin e filmit u bind që si aktore duhet ta bënte këtë rol që i jepej. Në film, Seëell luan Andrew ndërsa Anderson portretizon Maitlis.

Billie Piper luan McAlister dhe filmi tregon hapat që ajo ndërmori për të siguruar intervistën. Keeley Hawes luan sekretaren e atëhershme private të Andrew, Amanda Thirsk. “Scoop” do të transmetohet në Netflix më 5 Prill.

Klan News