Bahrije Gjuni e cila mbajti të fsehur për një javë nipin e saj 3 vjeçar u la e lirë nga gjykata e Durrësit. Togat e zeza vendosën për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërsa trupa gjykuese e cilësoi arrestimin si të paligjshëm. Pas seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura, gjyshja u largua me një mjet policie.

Bahrije Gjuni u dorëzua në komisariatin e Durrësit të shtunën bashkë me nipin e saj. Ky i fundit u kthye te nëna e tij nga e cila ishte marrë prej një jave. Për këtë çështje në burg po qëndrojnë bashkëshorti i Bahrije Gjunit, Rexhep Gjuni dhe kunati i tij Arben Selaj. Të dy këta nuk bashkëpunuan me autoritetet për të treguar vendin ku qëndronte e fshehur Bahrije Gjuni.

Gjyshërit e morën nipin 3 vjeçar nga e ëma ndërsa nuk e kthyen më pas në shtëpi ndërsa kishin pretendime për kujdestarinë e të voglit. Ishte nëna e cila bëri denoncimin në polici për rrëmbimin e djalit.

Klan News