Furnizimi me energji nga mjetet e marra me qira nis në Nentor, mbulon 15% të kërkesës së vendit

Kanë mbërritur në Portin e Vlorës dy anijet e marra me qira për prodhimin e energjisë elektrike. Mjetet lundruese janë të dy kompanive, njëra amerikane dhe tjetra italiane ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëroi se furnizimi me energji elektrike nga këto dy anije do të nis në muajin Nëntor.

Kjo është një nga masat e marra nga qeveria për krizën energjetike. Pritet që këto dy anije të prodhohet energji sa 15% e kërkesës së vendit tonë ndërsa autoritetet kanë nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Klan News