Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, të thirrur nga Presidenti i Republikës ditën e premte, me kërkesë të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, në lidhje me mosarrestimin e të kërkuarit për trafik ndërkombëtar droge, Kelmend Balili.

Në vend të tij nga qeveria është propozuar pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Por institucioni i Presidentit të Republikës e ka refuzuar praninë e Peleshit, pasi është njohur zyrtarisht me kërkesën e këshillit të ministrave, siç tregohet në këtë shkrese të siguruar nga Tv Klan.

Capture

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vendosur të mos japë miratimin, paraprak, për ketë autorizim, pasi gjykon se nuk është paraqitur asnjë arsye objektive mbi bazën e të cilave të vendosë zëvendësimin. Në vlerësimin e presidentit, prania e Kryeministrit, këshillimi me Të, dhënia e mendimeve, si dhe fakti që kjo mbledhje kërkohet nga Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, çmohet e nevojshme

”.

Kryeministria ka njoftuar se kreu i qeverisë gjendet në një vizitë dyditore zyrtare në Prishtine, të cilën e ka nisur mesditën e të enjtes.

Tv Klan