Ditën e nesërme kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet për 24 orë.

Shkak është bërë greva e doganierëve grekë, të cilët kërkojnë përmirësime të kushteve të punës nga ana e qeverisë së tyre.

Federata e Doganave të Greqisë, në një njoftim të saj sqaron se greva 24 orëshe do të zgjasë deri të premten, 20 Tetor. Greva do të nisë nesër në orën 07:00 deri mëngjesin e së premtes, në orën 07:00.

Doganierët grekë kërkojnë rritje të pagave dhe shpërblime të punonjësve, mbrojtje ligjore të tyre, stafi i shërbimit doganor të pajiset me mjete moderne kontrolli dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

Burime nga policia shqiptare thonë për tvklan.al se janë në dijeni të grevës së doganierëve grekë, por presin që t’u dërgohet zyrtarisht shkresa prej tyre.

Greva 24-orëshe e doganierëve grekë do të bllokojë kalimin e automjeteve në pikat kufitare me Greqinë, ndërsa kalimi lejohet vetëm për këmbësorët. /

tvklan.al