Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ju gjetën një sasi kokaine, kanabisi dhe një armë pa leje. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar që jeton në Kretë dhe u arrestua nga policia greke gjatë kontrollit fizik.

29-vjeçarit ju gjet një sasi kokaine, 133 gr kanabis dhe një pistoletë.

Ai akuzohet për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje. Mediat nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij. /

tvklan.al