Një emision nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Me pjesëmarrjen e veçantë të Emiliano Lule.

Në natën e nëntë të “Më shumë dashuri” ndoqët:

Aktorja Ajselda Xhaxha nuk do ta harrojë kurrë datëlindjen e saj të 13-të. Kolegu i saj i vogël, Bonald Perkola mendoi t’i organizonte një surprizë shoqes së saj. Shumë të panjohur dhe miqtë e saj i dhuruan Ajsit trëndafila.

Aleksandra Sëra i ka kushtuar jetën e saj fëmijëve dhe sonte u shpërblye për të gjithë dashurinë që ka ndarë me ta. Bashkëshorti i saj u largua vite më parë për një dashuri të re, ndërsa të bijat e vazhduan jetën jashtë vendit, duke e lënë në këtë mënyrë vetëm. Gjyshe Aleksandra e mposht vetminë së bashku me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës, duke iu dhuruar dashuri dhe përkrahje./tvklan.al