Lojtarët e Kombëtares kanë zhvilluar stërvitjet e fundit në stadiumin “Vellodrome” të Marsejës. Për më shumë se një orë, djemtë kuqezinj fillimisht kanë bërë vrapime të lehta dhe lojë. Pastaj skuadra ka vazhduar nën drejtimin e përgatitësit atletik, sprinte dhe strecing.

Me pas, është kaluar në një miks ushtrimesh taktike të ndërthurura edhe me goditje në porte. Pas me shumë se një ore, skuadra është nisur për në rezidencën e saj ne hotel “Pullman”.

Trajneri Gianni De Biasi ka thënë se Shqipëria është gati për Francën. Tekniku italian thotë se e njohin mirë kundërshtarin, ndaj do të bëjnë maksimumin.

/tvklan.al