Që prej lajmërimit të martesës me princin Harry, Meghaan Markle, është kthyer në personazhin më të ndjekur të momentit.

Veshja e aktores amerikane në daljet e fundit është kthyer në një model tejet të kërkuar në dyqanet e veshjeve dhe në internet. Stili i saj elegant, kryesisht njëngjyrësh e larg ekstravagantes, ka shtyrë firmat e modës në Britaninë e Madhe të përqendrojnë fushatën e tyre pikërisht te Meghan.

Mediat britanike shkruajnë se kjo fushatë ka sukses, pasi porositë e frymëzuara nga 36-vjeçarja janë prenotuar që në momentin e parë.

Edhe e kaluara e Meghan Markle është kthyer në një objekt diskutimi nga faqet rozë në vendin ishullor. Daily Mail publikoi foto të vitit 2006, kur aktorja amerikane pozonte me një fustan sensual për festat e fundvitit.

Tv Klan