Një nënë e cila më parë ka punuar si stjuardesë, ka vendosur të rrëfeje historinë e saj, në mënyrë që të ndërgjegjësojë të gjitha gratë për shëndetin e tyre.

Ajo thotë se u detyrua të hiqte dorë nga puna e saj pas lindjes së vajzës. Në moshën 32-vjeçare ajo rrëfen se vuante nga psikoza pas lindjes, një formë e rëndë e sëmundjes mendore që prek 1400 gra çdo vit.

Kjo lloji sëmundje shfaqet disa ditë ose javë pas lindjes dhe karakterizohet nga një shumllojshmëri simptomash, të tilla si: probleme në komunikim, konfuzion, pagjumësi, rënie e imunitetit, si dhe shfaqja e halucinacioneve deri në skizofreni.

Kjo psikozë zakonisht mund të zgjasë dy deri në 13 javë, edhe pse simptomat më të rënda mund të vazhdojnë deri në një vit.

kate

“Kjo sëmundje shpesh është një tronditje e madhe për të gjithë të ineresuarit”,

thotë Dr Giles Berrisford, një psikiatër konsulent në Shërbimin Shëndetësor Mendor, në Birmingham.

Muajin e kaluar është raportuar se një 34-vjeçare Alice Gibson-Watt kishte vdekur pas një episodi psikotik. Alice, e cila ishte e martuar dhe kishte jetuar në Fulham, Londër, kishte patur psikozë pas lindjes së vajzës, Chiara.

Pesë javë pas lindjes, ajo u dërgua në spital me ambulancë, por nuk mundi të mbijetonte. Një ekzaminim pas vdekjes më vonë zbuloi se ajo pësoi një arrest kardiak dhe dëmtim të mëlçisë . Nuk dihet se çfarë e shkakton psikozën pas lindjes, por hormonet e luhatshme dhe mungesa e gjumit mendohet të jenë të përfshira.

Një grua tjetër është diagnostikuar me çrregullim bipolar apo skizofreni, një rrezik ky në rritje. Psikoza është një çregullim psikiatrik që prek në këtë kohë femrat.

Një në dhjetë nëna të reja preket nga sëmundjet perinatale mendore, që ndodhin gjatë shtatzënisë apo në vitin e parë pas lindjes dhe është e predispozuar që sëmundja të prekë ato persona që nuk kanë patur më parë ndonjë problem shëndetësor.

kate2

Kate gjithashtu pohon se ajo kurrë më parë nuk kishte qenë në spital, para se të lindte vajzën. Ajo ju bën thirrje të gjitha nënave që të kujdesen lidhur me këtë çrregullim tepër serioz.

Psikoza duhet të konsiderohet si një emergjencë mjekësore, dhe të kurohet pasi mund të verë në rrezik jetën./tvklan.al